Përplaset me automjet një vajzë në fshatin Zym!

Përplaset me automjet një vajzë në fshatin Zym!

Dragash, 21 shkurt 2017 – Rreth mesditës, sot ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Zym të Dragashit, ku një vajzë ka pësuar lëndime trupore dhe është transferuar në spital për ekzaminimin e plagëvë, për të cilat dëshmitarët okularë thanë se nuk janë të mëdha.
Burimet tona nga vendi i ngjarjes kanë mësuar se deri tek aksidenti ka ardhur, kur viktima kishte dalë në rrugën kryesore të fshatit, pa u siguruar paraprakisht nëse ka trafik. Sakaq, një drejtues automjeti nga fshati Kosavë, ndonëse ka lëvizur me shpejtësi solide, nuk ka arritur të frenojë, pasi vajza ka dalë befasisht në rrugë dhe është përplasur nga automjeti.

Leave a Reply