Gjykata Kushtetuese e shpall të pavlefshëm ligjin për pagat!

Gjykata Kushtetuese e shpall të pavlefshëm ligjin për pagat!

Prishtinë, 30 qershor 2020 – Gjykata Kushtetuese e Kosovës e shpalli sot të pavlefshëm ligjin për pagat, i cili ishte miratuar në shkurt të vitit 2019. Në vendimin e gjykatës thuhet se “ligji nuk është në përputhshmëri me 11 nene të Kushtetutës së Kosovës”.
Sipas Gjykatës Kushtetuese, ligji i kontestuar nuk i kishte harmonizuar pagat për të të gjitha sektorët. Ligji parashihte që pagat të përcaktohen në bazë të koeficienteve, nga 1 në dhjetë. Koeficienti më i lartë ishte 10, me të cilin do të paguhen presidenti i Republikës, i pasuar nga niveli 9-të, ku bëjnë pjesë kryetari i parlamentit, kryeministri dhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës e kështu me radhë. Vlera monetare e koeficientit për vitin e parë të zbatimit, do të ishte 239 euro.