Gjykata e mbështet përjashtimin nga puna, shkaku i shamisë!

france mesuesja shamiaParis, 27 nëntor 2013 – Një gjykatë e apelit në Francë, sot e ka mbështetur të drejtën e një shkolle, për ta përjashtuar nga puna një punëtore myslimane, e cila kishte bartur shami në vendin e saj të punës.
Me këtë vendim, është përmbysur vendimi i një gjykate lokale, e cila i kishte dënuar drejtuesit e shkollës, duke i shpallur fajtorë ata, për diskriminim religjioz, për shkak se e kishin përjashtuar punëtoren myslimane, Fatima Afif. Kjo e fundit, ishte larguar nga puna në vitin 2008, pasi drejtori i kësaj qendreje arsimore e kishte refuzuar kërkesën e saj, duke i shpjeguar rregullat e shkollës private, se punëtorët duhet të jenë neutral në aspektin religjioz, politik dhe filozofik.
Fatima Afif pat thënë se është e përgatitur që rastin e saj ta paraqes edhe në Gjykatën Evropian për të Drejtat e Njeriut, në Strasburg.

Leave a Reply