Gecaj: Vendosja e shtatoreve është kompetencë e Komunave!

Gecaj: Vendosja e shtatoreve është kompetencë e Komunave!

Prishtinë, 29 qershor 2016 – Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal dhe këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Bajram Gecaj, ka thënë se vendosja e shtatores së Car Lazarit, në veri të Mitrovicës, është kompetencë e asaj Komune, siç ishte edhe rasti i vendosjes së shtatores së Adem Jasharit në Dragash, bazuar në vendimin e kësaj Komune. “Ne kemi biseduar me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, të cilët na kanë dërguar shkresë, ku thonë se vendosja e shtatoreve të tilla është kompetencë komunale. Kemi pasur rast të njëjtë para disa kohësh, ku është vendosur shtatorja e Adem Jasharit në Dragash, për ç’gjë një pjesë e banorëve e kanë kundërshtuar ndërsa përgjigja, edhe atë kohë, ka qenë e njëjtë, se është kompetencë e Komunave. Kjo çështja e Car Lazarit, është më shumë mit se sa realitet. Lufta ka ndodhur në rrethana ndryshe dhe është diskutabile, nëse Car Lazari ka pasur origjinë serbe ose jo. Pra, po flasim për një kohë të largët, për një histori me qëllime politike që është shndërruar në mit nga populli serb. Ne duhet të mësohemi të jetojmë në një shtet që ka rregulla dhe ligje”, ka thënë Gecaj në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Info Magazine” – në Klan Kosova

Leave a Reply