Erleta Hoti e revoltuar me përgojimet rreth raportit me Kastron!

erleta hoti kastro zizoPrishtinë, 12 gusht 2015 – E bija e Ukshin Hotit, Erleta, është habitur me një emision televiziv, në të cilin është përfolur ajo, lidhur me raportet e saja me ish-bashkëshortin, Kastro Zizo.
Në një prononcim për Radio Sharrin, Erleta është habitur se si portalet e ndryshme, madje edhe ato që, siç tha ajo, e konsiderojnë veten serioze, janë marrë me ato që u publikuan në emisionin rozë të një televizioni kosovar. “Thashethemi i parë ishte që unë qenkam moderatore, ndërkohë që nuk e bëjë këtë punë, tash e 15 vjet. E dyta, unë jam ndarë me Kastron, kur vajza nuk i kishte as dy muaj dhe, kurrë nuk e kam kthyer kokën pas. Natyrisht se nuk jemi armiq, por as miq jo. Për shkak se vajza është ende e vogël, nuk po kam mundësi ta ndjekë me gjyq Kastron në Tiranë. Por, në mënyrën shqiptare ia kam ndaluar atij ta shoh vajzën, përderisa nuk më ndihmon financiarisht për rritjen e saj”, i ka thënë Radio Sharrit, Erleta Hoti, duke shprehur mllef për Kastro Zizon, pasi ai, siç thotë, merr nga tre paga, ndërkohë që ajo mezi po e siguron një pagë.

Leave a Reply