Dragashi bëhet me dy zv-ministra të Arsimit!

Dragashi bëhet me dy zv-ministra të Arsimit!

Prishtinë, 16 nëntor 2016 – Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ia ka besuar detyrën e Zëvendësministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Mevludin Krasniqit, i cili më herët mbante këtë pozitë në Ministrinë e Shëndetësisë. Lajmin e ka konfirmuar vetë Krasniqi, në profilin e tij në Facebook, ku është zotuar se këtë detyrë do ta ushtrojë me ndershmëri, ashtu siç kishte vepruar edhe në Ministrinë e Shëndetësisë.
Pas emërimit të Krasniqit, i cili vjen nga fshati Brezne e Opojës së Dragashit, ky dikaster bëhet me dy zv-ministra, pasi ka kohë që po këtë pozitë e mban edhe Usmen Ballxhi, i cili vjen nga fshati Brod i Gorës së Dragashit.

Leave a Reply