Shukri Shala merr Mirënjohje nga Ministria e Arsimit!

Shukri Shala merr Mirënjohje nga Ministria e Arsimit!

Prishtinë, 06 mars 2017 – Mbështetur në të arriturat dhe përkushtimin e tyre në punë, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) sot ka ndarë çmimin tradicional “Shaban Jashari” për mësimdhënësit e dalluar! Ky Çmim u nda në ditët e lavdisë “Epopeja e UÇK-së” dhe në vigjilje të 130 vjetorit të shkollës shqipe.
Në mesin e këtyre mësimdhënësve, u nderua edhe Shukri Shala, mësimdhënës në shkollën e Llapushnikut të Dragashit, i cili njihet edhe për aktivitetin e tij në fushën e edukatës fizike. Çmimi iu nda në prani të ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami, zv-ministrit, Mevludin Krasniqi, si dhe drejtorit komunal të Arsimit në Dragash, Tafil Krasniqi.