De Biazi: “Rashica ishte i vogël për ta marrë në Evropian”

De Biazi: “Rashica ishte i vogël për ta marrë në Evropian”

Tiranë, 25 shkurt 2020 – Trajneri që arriti ta çonte kombëtaren shqiptare të futbollit në Evropian, Xhani de Biazi, në emisionin “Procesin Sportiv” ka bërë një rrëfim të gjatë, duke njoftuar se do të hapë edhe Akademinë e Futbollit në Durrës, ku do t’i stërvisë fëmijët.
Kur u pyetet në lidhje me mungesën e Rashicës në Evropian, përgjigjen e dha me ironi. “Duke qenë se nuk donim të fitonim Evropianin, e lamë Rashicën në shtëpi sepse nuk donim ta fitonim. Në fakt, ai atëherë ishte shumë i vogël dhe nuk ishte ky fenomeni që e shikoni sot në Bundesligë”, ka thënë De Biazi, duke shtuar se akademia që synon ta hapë në Durrës do të jetë një kamp sportiv, ku fëmijët nga mosha 6 – 16-vjeç do të jenë pjesë e saj.