Arrestohet vjehrri – Dyshohet për sulm seksual ndaj nuses së djalit!

Arrestohet vjehrri – Dyshohet për sulm seksual ndaj nuses së djalit!

Lipjan, 02 nëntor 2018 – Policia ka njoftuar se në komunën e Lipjanit, një burrë nga komuniteti ashkali është arrestuar dje, pasi, siç thuhet në raport, ka sulmuar seksualisht renë e tij. “Në lidhje me rastin, i dyshuari është intervistuar nga policia dhe procedura i ka kaluar Prokurorit të Shtetit. Me urdhër të këtij të fundit, i dyshuari do të mbahet në arrest për 48 orë”, thuhet në raportin e policisë.