Arrestohet personi që shkrehi me pistoletë në sallë!

Arrestohet personi që shkrehi me pistoletë në sallë!

Suharekë, 18 gusht 2017 – Pak pas mesnate, policia e Suharekës ka arrestuar një të dyshuar me mbiemër Kadriaj, i cili si dasmorë ka shkrehur disa fishekë në ajër, nga një pistoletë me gaz, brenda ambienteve të një salloni dasmash në Shirokë të Suharekës. “Nga krismat e pistoletës, një dasmor ka pësuar tronditje në shqisat e të dëgjuarit, me ç‘rast ka kërkuar ndihmë mjekësore në Urgjencën e Shtëpisë së Shëndetit në Suharekë e më pas i njëjti është transportuar për në Spitalin Rajonal në Prizren për trajtim të specializuar.
Gjatë hetimit të rastit, policia e ka sekuestruar një pistoletë me gaz të kalibrit 9 milimetra. Pas intervistës, në konsultim me prokurorin e shtetit, është vendosur që i dyshuari të ndalet nën masën e arrestit policor”, thuhet në raportin e sotëm të policisë.

Leave a Reply