Duda Bale, e stërlumtur me vajzën e saj!

duda balje zejnaPrizren, 25 qershor 2015 – Deputetja në Kuvendin e Kosovës, Duda Bale, nuk ka rezistuar së shprehuri lumturinë e saj të madhe për të bijën, e cila sot ka kremtuar datëlindjen. “Ëndrra e çdo nëne është që të ketë një vajzë të bukur, të mençur, ambicioze, të shkolluar, të zhdërvjellët, miqësore, inteligjente dhe të mirë.
As në ëndrrat e mia më të bukura nuk kam parë se do të kem një vajzë siç je ti. Të gjitha ëndrrat dhe pritjet tona, ti i ke tejkaluar moti, duke u bërë vajza më e mirë në botë. Mua më ke bërë nënën më krenare që mund të ekzistojë”, ka shkruar në profilin e saj në Facebook, deputetja e komunitetit boshnjak në Kuvendin e Kosovës, Duda Bale, ku e ka uruar publikisht të bijën.

KËRKO FJALËT

Leave a Reply