Një pjesë e Dragashit pa ujë – Shkak pëlcitja e gypit!

Një pjesë e Dragashit pa ujë – Shkak pëlcitja e gypit!

Dragash, 25 mars 2023 – Pjesa e poshtme e Dragashit, rruga për Restelicë, mbrëmë ka mbetur pa ujë, si pasojë e pëlcitjes së gypit kryesor në këtë pjesë. Njoftimin për këtë e ka dhënë sot kompania “Hidroregjioni Jugor”, duke sqaruar se punëtorët e saj janë duke punuar intenzivisht që ta rikthejnë sa më parë ujin e pijes në këtë pjesë. “Konsumatorë të nderuar, ju njoftojmë se gjatë orëve të vona të mbrëmjes ka pasur pëlcitje të gypit kryesor furnizues në pjesën e poshtme të Dragashit, në drejtim të fshatit Restelicë. Për pasojë, kjo pjesë ka mbetur pa furnizim me ujë të pijes. Ekipet tona operative janë mobilizuar dhe ndodhen në terren, duke punuar intenzivisht për ta sanuar këtë defekt. Sapo të sanohet ky defekt, do të rikthehet edhe furnizimi i rregullt me ujë”, thuhet në njoftim, duke kërkuar mirëkuptim nga konsumatorët.