Apeli i fundit – Përgjigjuni borxhit ose ballafaqohuni me përmbarues!

Apeli i fundit – Përgjigjuni borxhit ose ballafaqohuni me përmbarues!

Prizren, 24 korrik 2020 – Kompania Regjionale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor“ në Prizren njofton konsumatorët se ekipet e tyre janë duke i vizituar konsumatorët, të cilët kanë borxhe mbi 100 euro. “Konsumatorët, të cilët njoftohen paraprakisht, në afat prej 7 ditësh janë të detyruar të paraqiten në zyrat tona, me qëllim të shlyerjes së borxhit ose riprogramimit të tij me këste, nga 12 deri në 36 muaj. Në rast të mos përgjigjes ndaj borxhit të akumuluar në afat prej 7 ditësh, përkundër dëshirës sonë, ne si ofrues i shërbimeve jemi të detyruar t’i nisim procedurat përmbarimore tek Përmbaruesit Privat. Duke mos dashur të ju implikojmë me shpenzime shtesë, ju ftojmë që t’i përmbushni obligimet tuaja, duke e shlyer borxhin, si detyrim ndaj shërbimeve që ne ju ofrojmë. E njëjta vlen për të gjithë zonën ku operon KRU ‘Hidroregjioni Jugor’ SH.A, Prizren, Suharekë, Malishevë dhe Dragash, duke i përfshirë të gjitha kategoritë e debitorëve; amvisëri, biznese dhe institucione. Mbesim me shpresë se njoftimi ynë do të respektohet nga ana juaj”, thuhet në njoftimin e kompanisë, duke i falënderuar të gjithë konsumatorët për mirëkuptim.