Dështon mbledhja ku pritej shkarkimi i kryesuesit të Kuvendit! (Video)

Dështon mbledhja ku pritej shkarkimi i kryesuesit të Kuvendit! (Video)

Dragash, 25 shkurt 2022 – Ka dështuar mbledhja e sotme e Kuvendit të Komunës së Dragashit, ku pritej shkarkimi i kryesuesit, Uran Halimi.
Ndonëse mbledhja ishte thirrur si e jashtëzakonshme, kuvendari nga radhët e Vetëvendosjes, Jetmir Halimi, kërkoi që asnjëra nga pikat e rendit të ditës të mos kalonin, rrjedhimisht, të ndërpritej mbledhja. Kryesuesi i Kuvendit, i cili i përket LV-së, e hodhi në votim propozimin e bashkëpartiakut të tij, ku mori 13 vota, nga 14 sa nevojitet për një shumicë të thjeshtë. Me që nuk kaloi ky propozim, u kërkua të votohej rendi i ditës sipas ftesës, por edhe në këtë rast dolën 13 vota, pasi kuvendari që pritej të jepte betimin sot, Edin Kurt, nuk kishte të drejtë vote para se të betohej.
Ky propozim nxiti debat në kuvend, ku anëtarët e pozitës kërkuan që fillimisht të jepte betimin kuvendari i ri dhe më pas të vazhdohej me pikat e tjera. Por, opozita kundërshtoi, duke kërkuar që fillimisht të votohej rendi i ditës dhe pastaj të vazhdohej me mbledhjen. Pas një debati të gjatë, kryesuesi Halimi vendosi që përsëri ta hidhte në votim propozimin e kuvendarit, Jetmir Ajdini, e që sërish mori 13 vota aq sa mori në fillim edhe kundërshtimi nga ana e pozitës, prandaj kryesuesi vendosi ta përfundoj mbledhjen e sotme.