Vetëvendosja në Dragash nominon kandidatin e saj për deputet

Vetëvendosja në Dragash nominon kandidatin e saj për deputet

Dragash, 15 janar 2021 – Lëvizja Vetëvendosje në Dragash e ka votuar vetëm një kandidat për deputet nga kjo komumë për në Kuvendin e Kosovës. Lajmi është kumtuar nga vetë lëvizja, si dhe nga kandidati, Uran Halimi, i cili e ka shprehur publikisht falendërimin e tij për këtë besim që i është dhënë nga Vetëvendosja.
“Të dashur aktivistë, anëtarë, miq e familjarë… Me mbeshtetje të plotë nga organi më i lartë i Qendrës së Lëvizjes, mora pergjegjësi të re, ne kuadër të shumë përgjegjësive si aktivist politik i Vetëvendosjes. Jam nominuar kandidat për deputet nga rradhët e Lëvizjes VETEVENDOSJE! në Sharr. Jam shumë i lumtur që bashkë me ju, do t’jemi pjesë e fitores plebishitare të Lëvizjes”ka shkruar mes tjerash kandidati, Uran Halimi.
Edhe anëtari i vetëm në Kuvendin e Dragashit, Laurat Krasniqi, ka shkruar në Facebook se kjo lëvizje ka bërë zgjedhjen e duhur dhe se fitorja e kandidatit të tyre do të jetë zëri i kësaj treve në Kuvendin e Kosovës. “Lëvizja në Sharr do të ketë rritje masive. E aktivisti Uran Halimi, do t’jetë zëri ynë përfaqësues në Kuvendin e Republikës, pas 14 shkurtit. Fitorja jonë është e domosdoshme. Ndërsa masiviteti i saj është edhe më i domosdoshëm”, ka shkruar Krasniqi.