Zgjidhet kryetari i degës së PDK-së në Dragash

Zgjidhet kryetari i degës së PDK-së në Dragash

Dragash, 03 mars 2019 – Me 97 vota PËR, Vehbi Nazifi është zgjedhur sot kryetar i degës së PDK-së në Dragash. Ndërkohë, kundër zgjedhjes së tij në këtë post votuan 17 anëtarë të Kuvendit të kësaj partie në Dragash.
Fillimisht, këtë kuvend zgjedhor e kanë përshëndetur edhe përfaqësuesit e PDK-së nga qendra, në mesin e të cilëve ishte edhe zëvendësministri nga treva jonë, Mevludin Krasniqi. Kuvendi i zhvilloi punimet sipas dinamikës së paraparë dhe gjithçka ka vajtur në frymën e demokracisë.