Veseli në Dragash shprehu bindjen se PDK-ja do të fitojë bindshëm

Veseli në Dragash shprehu bindjen se PDK-ja do të fitojë bindshëm

Dragash, 26 shtator 2019 – Partia Demokratike e Kosovës sot hapi fushatën zgjedhore në Dragash, ku u tha se ky subjekt do të shënojë fitore bindëse më 6 tetor sepse, sipas të parit të kësaj partie, ky subjekt është e vetmja parti që nuk flet por vepron. “Jemi të vetmit që kemi vizion, program dhe platformë në rrugëtimin euroatlantik. Më 6 tetor do të jetë një fitore bindëse e PDK-së. Nuk kanë pse m’u çuditë askush, për faktin se qytetarët po e dinë se jemi të vetmit që nuk flasim por veprojmë. Jemi të vetmit që kemi vizion, kemi program dhe platformë për rrugëtimin tonë euroatlantik. Ne nuk fyejmë, nuk shajmë por ne merremi me problemet të cilat i ka Kosova dhe do t’i zgjidhim ato një për një me vendimet të cilat do t’i marrim që nga data 7 tetor. Ne do të jemi bashkë për t’mos u ndarë, për t’i hapur një perspektivë Kosovës tonë. Kushdo që është për Kosovën euroatlntike, kushdo qe është për ekonominë e prodhimit, për Kosovën e fuqishme bashkë me SHA-në dhe partnerët tjerë, le t’i bashkohet vizionit të PDK-së”, tha mes tjerash i pari i PDK-së, kandidati për kryeministër, Kadri Veseli, duke premtuar se në qeverisjen e tij do të përkrahen të rinjtë e vendit, inovatorët dhe fermerët.
Nga ana tjetër, përkrahje nga bashkëvendësit e tij kërkoi edhe kandidati për deputet, Ilir Kurtishi, duke thënë se është i vetëdijshëm që në Kosovë ka probleme të shumta. “Të gjitha këto probleme mund të zgjidhen me PDK-në në pushtet dhe Kadri Veselin kryeministër.
Pas përfundimit të fushatës në Dragash, Veseli me bashkëpunëtorët partiakë hapi fushatën edhe në fshatin Zhur dhe në Has.

Me sponsorizim nga PDK-ja, ekipi ynë e ka transmetur drejtpërdrejt hapjen e kësaj fushate në faqen tonë në – Facebook