Vuçiq: “Kemi arsye idiote në Bruksel” (Video)

vucic evropa e lireBeograd, 14 janar 2016 – Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se bisedimet mes shqiptarëve dhe serbëve në Bruksel do të vazhdojnë, por që arsyet janë idiote, sa që i habisin edhe ndërmjetësuesit ndërkombëtarë.
Vuçiq ka theksuar se Beogradi është në gjendje gatishmërie që t’i vazhdojë bisedimet me Prishtinën dhe t’i diskutojë të gjitha çështjet që lidhen me implementimin e marrëveshjes së Brukselit. Ai shpreson që rundi i ri i bisedimeve do të jetë i suksesshëm për shkak se kjo është shumë e rëndësishme për stabilitet dhe prosperitet në të tërë regjionin.
Në një intervistë për radion “Evropa e Lirë” Vuçiq ka thënë se është i interesuar për më shumë siguri për serbët në Kosovë, si dhe për një qasje më objektive ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve, duke u fokusuar më shumë në lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave.

• Shiko pamjet – VIDEO

Leave a Reply