Aleksandar Vuçiq fiton zgjedhjet në Serbi

Aleksandar Vuçiq fiton zgjedhjet në Serbi

Beograd, 02 prill 2017 – Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, ka fituar 54.9 për qind të votave në zgjedhjet e sotme presidenciale në Serbi, duke siguruar kështu një mandat pesëvjeçar si president. Në një konferencë për shtyp nga selia e Partisë së tij, Aleksandar Vuçiq tha se është krenar për mbështetjen e marrë dhe se rezultati i zgjedhjeve tregon se cilën rrugë do ta ndjekë Serbia. “Është e rëndësishme që fitorja ishte e pastër si loti. Unë kam fituar me 12 për qind vota më shumë se të gjithë kandidatët e tjerë së bashku. Kur kemi rezultate si ky, nuk ka vend për jostabilitet. Serbia është e fortë dhe do të jetë edhe më e fortë“, tha mes tjerash Vuçiq.

Leave a Reply