Po u zgjodh Thaçi kryetar shteti, Kadri Veseli merr timonin e PDK-së!

hashim thaci kadri veseliPrishtinë, 13 janar 2016 – Pas një mbledhjeje të gjatë që mbajti pasditen e sotme, partia më e madhe në vend, PDK, ka marrë një sërë vendimesh për situatën politike dhe zhvillimet në ditët dhe muajt në vazhdim. Nga burime brenda takimit të partisë, mësohet se vendimi më i rëndësishëm që është marrë ka pasur të bëjë me pasuesin e Hashim Thaçit në krye të partisë, nëse ky i fundit merr timonin e shtetit.
Mësohet se, me pajtim të plotë të kryesisë, Kadri Veseli është ai që do ta marrë drejtimin e partisë, pasi që Thaçi të zgjidhet për kryetar të Kosovës. Gjithashtu, në këtë mbledhje është diskutuar edhe për atë se kush do ta pasojë Thaçin në krye të ministrisë së Punëve të Jashtme, e që një burim ka thënë se për këtë post do të caktohet, Enver Hoxhaj.

Leave a Reply