Dragash, 05 qershor 2020 – Me moton ‘’Duam Zgjedhje’’, Lëvizja Vetëvendosje edhe sot iu ka ofruar banorëve të komunës së Dragashit mundësinë për nënshkrimin e peticionit, përmes së cilit kjo lëvizje po kërkon mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë. Madje, me aktivistët e Dragashit, sot ishte edhe deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi, i cili në një prononcim për redaksinë tonë, tha se nënshkrimi i këtij peticioni është përgjigjja më demokratike kundrejt, siç tha, veprimit antidemokratik dhe vjedhjes së vullnetit qytetar nga kjo kastë e vjetër dhe e korruptuar politike. Aktivistët e kësaj lëvizjeje paralajmëruan se aksioni do të vazhdojë edhe nesër në fshatin Bresanë.
Vetëvendosja edhe në Dragash me peticion kërkon zgjedhje
POSTIMI PARAPRAKKërkohet plaku nga Brruti – Ka probleme me harresën!
POSTIMI I RADHËSPaguani faturat e ujit ose do të ballafaqoheni me Përmbarues!