Rezultatet: Për Albin Kurtin votuan 98.82% e anëtarësisë!

Rezultatet: Për Albin Kurtin votuan 98.82% e anëtarësisë!

Prishtinë, 21 janar 2018 – Lëvizja Vetëvendosje njofton se ka përfunduar procesi i numërimit të votave për kryetar të partisë.
Sipas Komisionit Zgjedhor të Përgjithshëm të VV-së, në këtë proces votimi për kryetar të partisë janë shënuar rekorde në pjesëmarrjen e anëtarëve në zgjedhje, në shumicën e qendrave në Kosovë, si dhe në qendrat në mërgatë, qoftë sa i përket numrit të votave qoftë në përqindjen e pjesëmarrjes.
Sipas rezultateve paraprake, këto janë rezultatet e votimit për Albin Kurtin: 98.82% kanë votuar PËR, 0.61% KUNDËR, 0.57% kanë abstenuar, ndërsa 0.26% janë shpallur të pavlefshme, raporton – Kallxo.com