Vdes në muajin e shtatë të shtatzënisë, nga gripi i derrit!

gripi qkuk prishtinePrishtinë, 14 mars 2014 – Një grua shtatzënë, është viktima e tretë që vdesë nga virusi H1N1. Këtë e ka konfirmuar për radion “Evropa e Lirë” drejtori i Klinikës Infektive, Shemsedin Dreshaj. “Po, kemi viktimën e tretë, një grua e cila kishte emboli me mushkëri, por edhe e prekur nga gripi. Ajo ishte shtatzënë”, ka bërë të ditur Dreshaj.
Mësohet se viktima që ndërroi jetë mbrëmjen e së enjtes është nga komuna e Kaçanikut dhe se ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë, gjë që ka shtuar edhe më shumë ndjenjën e trishtimit. Deri më tani, sipas të dhënave nga QKUK, 40 persona janë infektuar me virusin H1N1, që nga fillimi i këtij viti. Tre persona deri më tash kanë pësuar nga ky infeksion që njihet si “gripi i derrit”, i cili sulmon traktin e poshtëm respirator.

Leave a Reply