Vazhdon aksioni i shpëtimin të të ngujuarve nën rrënoja!

termeti ne tajvanTainan, 07 shkurt 2016 – Ekipet e shpëtimit në Tajvan ende janë në kërkim të 124 personave, për të cilët mendohet se gjenden nën gërmadhat e ndërtesës 17-katesh, në qytetin jugor Tainan, e cila është rrëzuar nga tërmeti i djeshëm me intensitet 6.4 shkallësh.
Prefekti i këtij qyteti, Lai Ching-te, tha sot se shumica e njerëzve të bllokuar janë zënë thellë nën gërmadha të ndërtesës banesore.
Deri më tani, mësohet se janë shpëtuar rreth 200 njerëz, ndërsa është konfirmuar se kanë mbetur të vdekur 26 persona dhe 500 të tjerë janë plagosur, raporton – Reuters.

Leave a Reply