Vazhdojnë hetimet rreth rastit “Ari Petrol” – Arrestohet një i dyshuar nga Bresana!

Vazhdojnë hetimet rreth rastit “Ari Petrol” – Arrestohet një i dyshuar nga Bresana!

Dragash, 22 shkurt 2019 – Policia ka njoftuar sot për arrestimin e një person nga fshati Bresanë, për të cilin dyshohet se ka të bëjë me rastin e ndodhur në Bellobrad, ku një punëtor u plagos në benzinalen “Ari Petrol”, e që dyshohet se janë grabitur edhe një shumë parash.
“Hetuesit policorë, pas një pune hetimore të njësiteve relevante, të mbështetura edhe nga hetues rajonalë, mbrëmë kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë një person (O.M.), i cili  dyshohet të ketë kryer veprën penale – Grabitje. Personi i arrestuar, dyshohet të jetë përfshirë në një rast të ndodhur me 20 shkurt 2019, në Bellobrad, ku përmes përdorimit të forcës e ka sulmuar viktimën me thikë, duke i shkaktuar lëndime serioze trupore dhe të njëjtit ia ka marrë një shumë të parave. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit i  shqiptohet masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë Rajonale të Prizrenit.