Tërmet në Shqipëri – Nuk ka të dhëna për pasoja!

termet ne shqiperiTiranë, 19 maj 2014 – Lëkundje të tokës janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Shqipëri, rreth orës 03:00 të mëngjesit të hershëm. Dridhjet e para janë regjistruar me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit, sipas të dhënave paraprake të Institutit të Sizmologjisë, ka qenë 43 kilometra në jug të Tiranës dhe 30 kilometra në veri-lindje të qytetit të Fierit.
Pas lëkundjes së parë të tokës, janë regjistruar edhe lëkundje të tjera të kohëpaskohshme, ku e fundit është regjistruar në orën 05:38 minuta. Lëkundjet kanë zgjatur nga rreth 10 sekonda dhe ende nuk është raportuar për dëme eventuale.
Nga informacionet e deritanishme, mësohet se, përveç Tiranës, lëkundjet janë ndjerë edhe në Elbasan, Durrës, Lushnjë, Berat, Kuçovë, Gramsh, Fier, Vlorë, Krujë, Laç, Milot dhe Peshkopi.