Vërshimet në rajon – Në Serbi dhe Bosnje 43 viktima!

vershimet serbi bosnjeBeograd, 19 maj 2014 – Në Serbi dhe në Bosnje kanë filluar operacionet për pastrimin e disa zonave, pas përmbytjeve masive nga vërshimet e ujit që kapluan disa zona në ditët e fundit. Mijëra persona janë evakuuar, për t’i shpëtuar nga përmbytjet në këto dy shtete.
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se 44 persona kanë vdekur deri më tani, prej të cilëve 16 në Serbi, 27 në Bosnje dhe një tjetër në Kroaci. Vuçiq ka thënë se autoritetet po frikësohen nga shpërthimi i mundshëm i ndonjë sëmundje, e cila mund të shkaktohet si pasojë e temperaturave të larta, pasi mijëra kafshë janë mbytur nga përmbytjet. Niveli i ujit është ende në rritje në kryeqytetin serb dhe në perëndim të Serbisë, në drejtim të kufirit me Bosnjën, ku një e treta e këtij vendi është përfshirë nga përmbytjet.
Zyrtarët në Bosnje janë gjithashtu të shqetësuar se përmbytjet mund të nxjerrin në pah minat e mbetura nga lufta e fundit.