Prishtinë, 24 maj 2014 – Rreth orës 11:30, sot është ndjerë një dridhje e tokës në Prishtinë, e cila ka zgjatur vetëm pak sekonda.
Nga Instituti Sizmik i Kosovës ende nuk janë dhënë informacione për epiqendrën e këtij tërmeti dhe as për fuqinë e tij. Por, mediat greke kanë raportuar se një termet i fuqishëm prej 6.4 shkallësh të Rihterit e ka goditur veriun e këtij vendi. Sipas mediave greke, epiqendra e tërmetit ishte rreth 77 kilometra në jugperëndim të qytetit Aleksandropolis,në bregun e detit Egje, 40 kilometra nga kufiri me Turqinë.
Ende nuk është raportuar në lidhje me pasojat e këtij tërmeti, i cili thuhet të ketë qenë mjaftë i fuqishëm në Greqi, por jo edhe në vendin tonë, ku lëkundjet, pothuajse nuk janë vërejtur fare.