Dragash, 06 prill 2019 – Kuvendi i të Rinjëve në Dragash, sot ka organizuar aksion vetëdijësues, duke pastruar rrugën, nga Bellobradi deri në Mejdan.
Të siguruar nga Policia e Kosovës, ata i kanë pastruar të gjitha mbeturinat përskaj këtij aksi rrugor, me moton: “Nëse doni ta shkatërroni një popull, shkaterrojani gjelbrimin”.
Sipas asaj që i thanë redaksisë sonë, të rinjt e kësaj komune mëtojnë që mos të ndalen me kaq. “Ky aktivitet nuk do të jetë i fundit. Do ta vazhdojmë, derisa shoqëria jonë nuk do ta kuptojë se ambienti nuk mbrohet duke e pastruar por duke mos e ndotur”, thuhet në komunikatën e Kuvendit të Rinisë së Dragashit, dërguar në redaksinë tonë.
Të rinjtë e Dragashit në aksion – Pastrojnë ambientin!
POSTIMI PARAPRAKQamil Kolloni, kandidat për kryetar të LDK-së
POSTIMI I RADHËSDigjet tërësisht autobusi i Beogradit (Video)