Qamil Kolloni, kandidat për kryetar të LDK-së

Qamil Kolloni, kandidat për kryetar të LDK-së

Dragash, 06 prill 2019 – Në kuadër të zgjedhjeve të brendshme të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), sot u mbajtë mbledhja zgjedhore e nëndegës së LDK-së në fshatin Kosavë të komunës së Dragashit, ku u zgjodhën organet e reja të kësaj nëndegëje.
Sipas komunikatës që kjo nëndegë e ka adresuar në redaksinë tonë, ky proces u zhvillua në mënyrë të rregullt dhe në frymën demokratike, ku kryetar i nëndegës unanimisht u rizgjodh, Shemsidin Kalanderi. Gjithashtu, në këtë mbledhje u zgjodhën edhe kryesia dhe delegatët. Më pas, kryetari i rizgjedhur doli me propozmin që, Qamil Kolloni, nga kjo nëndegë të nominohet si kandidat për kryetar të degës së LDK-së në Dragash. Propozimi mori edhe pëlqimin e të gjithë pjesëmarrësve të tjerë në mbledhje.