Të premten arrestohet në Bresanë serbja me marihuanë!

Të premten arrestohet në Bresanë serbja me marihuanë!

Dragash, 26 gusht 2018 – Policia e Kosovës ka bërë të ditur sot se në fshatin Bresanë të Dragashit është arrestuar një femër e komuntetit serb, pasi asaj i është gjetur një sasi e substancë narkotike. “Është arrestuar e dyshuara, femër e komunitetit serb, pasi që, gjatë kontrollit, tek e njëjta janë gjetur dhe konfiskuar disa qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, duke sqaruar se, me vendim të prokurorit, e dyshuara po mbahet në polici.
Burimet tona kanë mësuar se ngjarja kishte ndodhur të premten, rreth orës 22:30, ku në të njëjtin automjet ndodheshin pesë persona, dy shtetas serbë, një serb me shtetësi kosovare, sikurse edhe e arresuara, si dhe një shoqërues i tyre shqiptar. Ata kishin qenë në Bresanë dhe rrugës për kthim, në drejtim të fshatit Zaplluxhe, ishin ndaluar nga policia, ku gjatë kontrollit, në çantën e të arrestuares është gjetur një sasi marihuane, gjë që ka mjaftuar që ajo të arrestohej, ndërsa të tjerët janë lënë të lirë, pasi tek ta nuk është gjetur asnjë gjë e dyshuar.