Në Dragash konfiskohet Kallashi pa leje!

Në Dragash konfiskohet Kallashi pa leje!

Dragash, 24.08.2018 – Rreth orës 09:40, të mërkurën është bastisur një shtëpi, në hyrje të Dragashit, ku është konfiskuar një Kallashnjikov, me 50 fishekë.
Lajmin e ka bërë të ditur Drejtoria qendrore e Policisë së Kosovës, ku thuhet se gjatë kontrollit, në shtëpinë e të dyshuarit janë  gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike (AK 47), me dy karikatorë dhe 50 fishekë.
“Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është lënë i lirë për t’u ndjekur në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.