Të dielën u pastrua bora brenda qytezës (Video)

Të dielën u pastrua bora brenda qytezës (Video)

Dragash, 10 shkurt 2020 – Kompania “Drini”, e cila është kontraktuar nga Komuna e Dragashit për mirëmbajtjen e rrugëve lokale, të dielën ka ndërmarrë një aksion për ta pastruar brendinë e qytezës së Dragashit nga bora e shumtë që kishte rënë në fillim të javës që lamë pas.
Me kamionë dhe bagerë, kjo kompani ka larguar sasi të madhe të dëborës, falë edhe motit të mirë që ka mbretëruar të dielën. “Ashtu siç edhe e keni titulluar ju videon që pasqyron aksionin tonë, ashtu edhe ishte. Luftë e vërtetë me dëborën e shumtë, të cilin në masë të madhe e kemi larguar nga qyteza”, tha për redaksinë tonë një përfaqësues i kompanisë “Drini”, duke e komentuar videon, ku ekipi ynë e kishte fokusuar këtë aksion.