Sulmohet fizikisht një femër – Ndalim policor sulmuesit!

dhuna ndaj gravePrizren, 18 mars 2015 – Mbrëmë, rreth orës 20:30 minuta, në rrugën “De Rada” në Prizren, një person e ka rrahur një vajzë, e cila është detyruar të kërkojë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal në Prizren. Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Hazir Berisha, ka njoftuar se kanë nisur hetimet rreth këtij rasti, ku mësohet se i dyshuari e kishte rrahur vajzën me grushte, duke i shkaktuar mavijosje në gjithë fytyrën e saj.
“Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Stacionit të autobusëve. Motivi i këtij zemërimi thuhet të jetë refuzimi i vajzës për të krijuar lidhje dashurie me të dyshuarin. Pas këtij veprimi, i dyshuari kishte ikur në drejtim të panjohur, ndërkaq sot është arrestuar nga policia. Pas intervistës, në konsultim me prokurorin e shtetit, të dyshuarit i shqiptohet masa e ndalimit policor për 48 orë ndërsa policia po e përgatit kallëzimin penal”, njoftoi kapiteni, Hazir Berisha.

Leave a Reply