Përkujtohet Ridvan Kolloni – Nostalgjia ngërthen kolegët!

perkujtohet ridvan kolloniKosavë, 18 mars 2015 – Në përvjetorin e parë, që kur u nda tragjikisht nga jeta, sot në shkollën e fshatit Kosavë u përkujtua mësimdhënësi që respektohej shumë nga nxënësit dhe kolektivi i kësaj shkolle, Ridvan Kolloni.
Në përkujtimin për të ndjerin, u organizua një Orë letrare, ku të pranishëm ishin edhe familjarët, miqtë, shokët, bashkëluftëtarët, nxënësit dhe i gjithë kolektivi i shkollës, ku i ndjeri punonte si mësimdhënës. “Ridvan Kolloni, kurrë nuk diti të lodhet së vrapuari rrugëve të diturisë, ashtu siç vrapoi dikur rrugës së lirisë. Ai i dha shumë vendit tonë, duke filluar nga mësimdhënia për nxënësit tanë, punës në shkollë e mbi të gjitha na dha shumë në rrugën e lirisë, në betejën e Koshares”, u tha mes tjerash në këtë përkujtim.
Veterani i luftës së fundit, Ridvan Kolloni, në ditën e sotme, para një viti, humbi jetën tragjikisht në një aksident trafiku, në hyrje të fshatit Kosavë, teksa po kthehej këmbë në shtëpi.

Leave a Reply