Adnan Merovci e kujton presidentin Rugova me fotografi

adnan merovci njePrishtinë, 03 dhjetor 2014 – Përveç personaliteteve më të larta të vendit, në ditëlindjen e shtatëdhjetë, presidentin e ndjerë Rugova e ka kujtuar edhe “krahu i djathtë” i tij, ish-truproja, Adnan Merovci.
Përmes disa fotografive, Merovci ka dëshmuar se ishte në shoqërimin e presidentit të ndjerë, në çdo hap që bënte, madje edhe në çastet më të vështira. Ai ka publikuar disa fotografi, ku shihet në përcjellje të Rugovës, me mbishkrimin “Një kujtim për njeriun, nga i cili jam ky që jam”.

Leave a Reply