Opoja, vatër e qëndresës kombëtare!

Opoja, vatër e qëndresës kombëtare!

Nga: Avdi IBRAHIMI


• Adem (Selam) Berisha, u lind më 29.07.1963, në fshatin Buçe të komunës së Dragashit. Lindi dhe veproi në udhëkryqin e ngjarjeve të mëdha, ku derdhej gjaku rrëke në trojet e pushtuara shqiptare dhe shkaktohej vuajtje e dhembje nga pushtuesi i Federatës Jugosllave. Ai jetoi, njëkohësisht edhe veproi, në udhëkryqin e dy periudhave historike, midis titizmit gjakatar dhe pacifizmit qyqarë.
Klika titiste ishte ajo që shtypte çdo flakë të lëvizjes kombëtare që kishte përfshirë masat e gjëra popullore për çlirimin dhe bashkimin e tokave shqiptare nga zgjedha shekullore jugosllave. Dhe pacifizmit të përçudnuar që trumbetonte vetëpërmbajtje, kjo një qyqari inferiore e të robëruarit. Ishte ky një spekulim satanik që na servohej nga udhëheqja pacifiste robëria për liri…! Oh, jo, jo! Populli nuk i lë në harresë të ligat e tradhëtarëve, e as heroizmat e dëshmorëve të kombit.
Qysh në vitin 1987 Ademi do të anëtarësohet në Lëvizjen kombëtare “Komiteti Kombëtar Shqiptar për Bashkimin e Trojeve” që drejtohej nga Ruzhdi Saramati me shokë të idealeve atdhetare. Komitet ky që pretendonte t’i ngrejë në këmbë masat popullore për të luftuar me të gjitha mënyrat kundër pushtuesve sllavomdhenj, deri në çlirimin definitiv nga prangat skllavëruese të padronëve të saj. Këto rrethana ndikuan që ai definitivisht të përcaktohej për këto ideale, me plot bindje se kësodore do të arrihej çlirimi e bashkimi shqiptar. Në këto rrethana u bë domosdoshmëri e kohës, bashkimi i forcave atdhetare progresiste çlirimtare dhe i shtresave tjera popullore për ta luajtur rolin historik që po sillte koha e ngjarjeve të mëdha.
Për të dalë nga kjo gjendje e rëndë, prej të robëruarit, më 22.02.1992, në prani të komandantit të Njësitit Gueril të fshatit Plavë, Zikri Bojaxhiut, si dhe komandantit të Njësiteve Guerile “Shqipet e Lirisë” Shkëmb Dragobisë (Ruzhdi Saramati), Ademi do të betohej para flamurit kombëtar dhe në armën e lirisë do të luftojë deri në çastin e fundit të jetës për çlirim dhe bashkimin e tokave shqiptare me shtetin amë, Shqipërinë, njëherësh do të ruaj sekretin për të mos i teguar shokët e Njësitit Gueril, nëse do të binte rastësisht në dorë të armikut, ku më vonë merrë për detyrë nga shokët që edhe ai ta formojë Njësitin Gueril në fshatin e tij, Buçe. Ai më sukses do t’ia arrijë këtij qëllimi, ku e formon dhe njëkohësisht e armatos Njësitin e tij gueril.
Ademi, i mishëruar me atdheun, do të preokupohej me gjithë qenien e tij që të dilte faqebardhë në çdo detyrë që i ngarkohej nga shokët e tij. Ai do të gëzohej kur merrte informata se në Shqipëri e Kosovë, njësitet tona guerile po i kryenin me sukses stërvitjet e para ushtarake, të udhëhequara nga Shkëmb Dragobia. Numri i luftëtarëve të lirisë po shtohej dita-ditës, po përgaditej një kryengritje e armatosur dhe në kohë do t’i trokisnin fjalët e NOLIT: “Se çlirimi i vërtetë i popullit mund të sigurohet, vetëm perms luftës së armatosur, e cila duhej drejtuar, sa kundër pushtuesit po aq edhe kundër tradhëtarëve”.
Serbia mendonte se ishte nënshtruar Kosova, e s’bashku me të edhe Opoja! Por, ajo kishte harruar se filizat e trevës opojane bartin në zemër zjarrin e atdthedashurisë kudo, në Dragash, në Plavë, në Buçe, Kukë, Rrenc, Blaë, Brezne…, e në vendbanime të tjera të këtij regjioni shqiptar, i cili të duket se rri i qetë, pretë dhe nga kjo pritje e qetësi – dikurë zgjohet! Dhe, atëherë i përngjan vullkanit shkatërrues. I këtillë është gjaku i shqipeve të lirisë, e veçmas gjaku opojan. Dhe, ja një epror i guximshëm e liridashës, së bashku me vëllezërit e motrat e ngriti zërin e ndërgjegjës për ta përhapur dritën e lirisë në popull. Me një humanizëm të pashoq ai do të ndihmonte të burgosurit politikë të ndërgjegjës kombëtare, njiherit do të mbajë ilegal në shtëpinë e tij, pa iu trembur syri aspak…, por ishte edhe i angazhuar nga komanda e Brigadës 28-128 e UÇK-së, të bartë armatim, nga Shqipëria për në Kosovë. Pikërisht për shkak të këtyre veprave  të tia patriotike, UDB-ja terroriste serbe do ta zinte Ademin si rob lufte, më 15.08.1998, në vatrën e tij stërgjyshëore dhe atje në burgun e Prizrenit do të fillojnë maltertimet psiko-fizike kundër eprorit të UÇK-së, kundër shokut tonë idealist, i cili nuk do të nxjerrë asnjë fjalë nga goja. Kështu, ai do ta mbajë fjalën e dhënë, duke mos i treguar bashkëluftëtarët e tijë përpara torturave ç’njerëzore që po i bënin bishat e egra të çetnikëve serbë, por edhe qëndroi i pathyeshëm ndaj përdorimit të elektroshokut nga ana e inspektorëve të UDB-së serbe. Nga turturat, ai mezi po mbahej në këmbë dhe më në fund, po atë natë, transportohet me urgjencë nga burgu i Prizrenit për në Spitalin Kirurgjik të Prishtinës, ku pas pak çastesh ndërron jetë, për t’u bërë i pavdekshëm për lirinë e Kosovës. Ai qëndroi, siç u ka hije burrave që rritën dhe edukohen, atje ku shqipet e lirisë kanë folenë. Nuk u tremb e nuk u përkul para armikut, se kështu e kishte mësuar Shqipëria amë e Koosva mëmë, që janë gurrë e pashterrshme e trimave dhe trimëreshave shqiptare.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për dëshmorin e kombit, Adem Berisha!

(Me këtë shkrim, autori e përkujton dëshmorin e kombit, Adem Selam Berisha. Pikëpamjet e shprehura në këtë shkrim, nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe pikëpamjet e redaksisë sonë)