Një goran nga Dragashi e bën gruan për spital!

dhuna ndaj gruasDragash, 24 qershor 2015 – Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka ndërhyrë në një rast dhune që ka ndodhur brenda një familje në komunën e Dragashit, pasi një burrë nuk i ka zgjidhur mosmarrëveshjet me gruan e tij por ka përdorë edhe dhunë fizike.
Rastin e ka raportuar në polici vetë viktima me përkatësi etnike gorane, duke thënë se, pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin, ajo është sulmuar fizikisht nga ky i fundit.
Policia ka njoftuar se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet relevante në Dragash po merren me rastin.

Leave a Reply