Dhunoi familjarët – Arrestohet një burrë nga Radesha e Dragashit

Dhunoi familjarët – Arrestohet një burrë nga Radesha e Dragashit

Dragash, 21 tetor 2021 – Mbrëmë rreth orës 19:30, është arrestuar një mashkull nga fshati Radeshë e Dragashit, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht nënën dhe vajzën e tij.
“Personi  (S.H) është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë në familje, ndërkohë që kishte urdhërarrest nga gjykata për veprën e njëjtë”, thuhet mes tjerash në komunikatën për media nga policia, duke shtuar se arrestimi i të njëjtit u bë pasi policia kishte pranuar një informacion se është duke ndodhur dhunë në familje. “Pas pranimit të këtij informacioni, zyrtarë hetues nga hetimet rajonale në Prizren, kanë intervenuar menjëherë duke e identifikuar të dyshimtin, pasi i njëjti kishte sulmuar familjarët e tij, njëkohësisht duke i larguar nga shtëpia”, thuhet më tej në njoftim.
Sipas policisë, pas verifikimit për të kaluarën e të dyshuarit, i njëjti kishte një mandat arresti nga gjykata themelore në Prizren, pasi ishte përsëritës i veprave penale të dhunës në familje.