Gjermania ktheu në Kosovë edhe 130 shtetas kosovarë!

gjermania kthen refugjatetPrishtinë, 24 prill 2015 – U ngrit shumë pluhur rreth ikjes së shtetasve kosovarë jashtë vendit, por ata që ikën po rikthehen në Kosovë në heshtje, sepse mediat nuk po i japin rëndësi kësaj dukurie, ashtu siç e përcollën ikjen e tyre.
Së fundmi, vetëm nga Dyseldorfi, dje janë kthyer 130 persona, të cilëve Gjermania iu refuzoi kërkesën për azil. “Këta pranuan ofertën që të kthehen vullnetarisht në Kosovë”, ka thënë ministri i Punëve të Brendshme i Landit Nordrhein Westfallen, Ralf Jaeger, i cili nuk e përjashtoi mundësinë që edhe shumë fluturime të tjera të ketë drejtë Prishtinës, për t’i kthyer shtetasit kosovarë në vendlindje. “Atyre që iu refuzohet azili dhe nuk kthehen vullnetarisht, do të kthehen me forcë”, ka thënë ministri Jaeger, duke shtuar se shumica e atyre që kanë shkuar në këtë Land janë nga Ballkani, ku dominon komuniteti rom. “Ata kanë rënë viktimë e trafikantëve, të cilët iu kanë bërë premtime të rreme, pasi mundësia e fitimit të azilit është minimale”, citohet të ketë thënë ministri Jaeger.

Leave a Reply