Shemsidini, Xheladini, Nebiu, Rifaj… Nuk janë veteranë!

refuzimi veteranet listatDragash, 11 mars 2015 – Në listat paraprake që janë publikuar nga Komisioni qeveritar, e të cilat po quhen si lista fillestare, të verifikuara nga Zonat Operative, iu është refuzuar statusi i veteranit disa emrave të njohur nga Dragashi, të cilët kishin aplikuar për këtë status.
Ndër të refuzuarit nga Brigada 125, Zona Operative e Pashtrikut, janë edhe ish-kryetari i Komunës së Dragashit nga LDK-ja, Halim Shemsidini, ish-kryeshefi i Ekzekutivit – Behxhet Xheladini, si dhe bashkëpartiaku i tyre, i cili për disa mandate ishte anëtar i Kuventit të Komunës së Dragashit, Ymer Ademi. Ndërkaq, ndër të refuzuarit nga PDK-ja, janë drejtori i Administratës dhe Personelit në Komunën e Dragashit, Avni Nebiu dhe ish-kryesuesi i Kuvendit, tani konsull në Bullgari, Lulzim Rifaj.
Megjithatë, zyrtarët e këtij komisioni kanë pranuar se në shqyrtimin e aplikacioneve nuk përjashtohet mundësia e gabimeve teknike por edhe gabimeve gjate sistemimit në kategoritë përkatëse. Prandaj, iu bëhet thirrje të gjithë atyre, të cilët nuk janë të kënaqur në çfarëdo mënyre apo që mendojnë se iu është bërë ndonjë e padrejtë, e që kanë fakte, t’i drejtohen Komisionit me ankesë, e cila mund të parashtrohet në afat prej 30 ditësh.

• Shkarko listën – Brigada 125

Leave a Reply