Berisha: “Dezertorët e luftës në krye të Brigadës 125”

zafir berisha reagonPrizren, 12 mars 2015 – Njëri nga komandantët e UÇK-së, Zafir Berisha, ka shprehur habi me listën e Brigadës 125 të Zonës Operative të Pashtrikut, e cila është publikuar mbrëmë nga Komisioni qeveritar për Verifikimin e Statusit të luftëtarëve të UÇK-së.
Ai ka deklaruar publikisht në Facebook, se në këtë listë janë përfshirë dezertorët ndërsa janë hequr luftëtarët e vërtetë. “Unë që kam qenë në komisionin fillestar verifikues, po befasohem me këtë listë të Brigadës 125. Ka mundur të ndodhë ndonjë lëshim i vogël, por kjo që po shihet pas nesh, dikush e ka bërë ‘operacion’ këtë listë. Turp!. Deri ku ka arrit injoranca e njerëzve. Luftëtari, Lumni Berisha-Hanci, që u plagosë me 1 shtator 98 në Lez, jo që s’pranohet invalid i luftës, por as veteran. Ndërsa, dezertorët dhe ata që e kanë pa luftën nëpër TV, janë në krye të listave”, ka shkruar mes tjerash në Facebook, Berisha.

Leave a Reply