Skandaloze: Nxënësit i sekuestrohet pistoleta në shkollë!


i mituri pistoletaPrizren, 10 tetor 2014 – Policia e Prizrenit ka njoftuar sot se, në dy raste të ndara, ka sekuestruar dy pistoleta tek dy të mitur. Rasti i parë ka ndodhur dje, në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren, kur policia, pasi kishte pranuar një informacion se një nxënës posedonte në çantën e tij një armë, ka intervenuar dhe, së bashku me drejtuesit e kësaj shkolle, është kontrolluar çanta e nxënësit, ku është gjetur një pistoletë me tetë fishekë brenda saj. “Arma nuk është e këtij nxënësi por e shokut të tij”, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë në Prizren, Hazir Berisha, duke shtuar se në një rast tjetër, në një elektro-servis, një i mitur posedonte pistoletë të llojit të panjohur, me dy fishekë brenda. “Pas sekuestrimit të armës, në prani të avokatit dhe prindit, policia e ka intervistuar të miturin dhe ka kuptuar se i njëjti nuk është pronar i armës. Të dyja armët janë sekuestruar dhe do t’i kalojnë prokurorisë për procedura të mëtejme”, njoftoi kapiteni, Hazir Berisha.