Beqaj: “Nuk do të ketë rritje pagash për mësimdhënësit”

besim beqaj ministerPrishtinë, 10 tetor 2014 – Ministri në detyrë i Financave, Besim Beqaj, ka deklaruar se nuk do të ketë rritje pagash për mësimdhënësit, ashtu siç ishte paralajmëruar muaj më parë nga kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi.
Rritja e pagave për mësimdhënësit, prej 25 për qind, që ishte paraparë të ndodhte nga janari i vitit 2015, nuk është paraparë fare me projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Në një intervistë për gazetën “Zëri”, ministri Beqaj ka konfirmuar se shuma e pagave për vitin që vjen do të jetë, po aq sa është edhe sivjet. “Vendi po kalon një situatë të rëndë ekonomike. Përkundër rënies së theksuar të të hyrave nga Doganat e Kosovës dhe nga Administrata Tatimore e Kosovës, nuk ka arsye për shqetësim. Shkaktar i rënies së të hyrave është bllokada politike në vend. Nëse kjo bllokadë do të vazhdojë edhe në muajt në vijim, atëherë vendi do të përballet me një situatë të rëndë financiare”, ka thënë Beqaj.

Leave a Reply