Dragash, 27 prill 2015 – Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “Fetah Sylejmani” në Dragash, sot kremtoi ditën e vet, me fjalimet e rëndomta nga drejtori i shkollës, Flurim Çengaj, drejtori komunal i Arsimit, Hajri Ramadani, si dhe me një program të pasur kulturor-artistik, të cilin e ekzekutuan nxënësit e kësaj vatre arsimore në Dragash. Data 27 prill bazohet në kohën kur, gjatë luftës së fundit në Kosovë, ra dëshmor në “Rrasat e Koshares” Fetah Sylejmani, i cili ishte i rreshtuar përkrah luftëtarëve të UÇK-së.
Drejtori i shkollës, Flurim Çengaj, gjatë fjalimit të tij nuk hezitoi të përmendte faktin se në paralelet e kësaj shkolle, në trevën e Gorës, ende vazhdon mësimi paralel, me sistemin e Serbisë, dhe iu bëri thirrje përgjegjësve që t’i rikthehen sistemit legal të Kosovës. “Krahas përmbushjes së detyrave edukativo-arsimore të kësaj vatre të diturisë, problem në vete për mbarëvajtjen e procesit mësimor, edhe këtë vit na paraqet dukuria e arsimimit paralel nga një pjesë e mësimdhënësve, lakmitarë të pagave serbe. Të tillët, po lejojnë, jo vetëm të manipulohen, por edhe t’i manipulojnë disa nga nxënësit e fshatrave të trevës së Gorës, edhe pse hapësira e shkollës qendrore në Dragash, gjithmonë ka qenë e hapur për nxënësit dhe mësimdhënësit e trevës së Gorës. Edhe sot, nga ky vend dhe nga kjo ditë gëzimi, iu bëjmë thirrje atyre që kanë ndërgjegje të sëmurë, që t’i kthehen realitetit të arsimit dhe jetës në Republikën e Kosovës, si shtet i pavarur përjetësisht nga Serbia”, tha Çengaj.
Shkolla “Fetah Sylejmani” kremtoi ditën e vet – Ftohen paralelët që t’i kthehen arsimit legal!
POSTIMI PARAPRAKDitëlind Reshiti, mjeshtri i golave!
POSTIMI I RADHËSPërcillet për në banesën e fundit, Agim Kamberi!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.