Rrokulliset rimorkio në Brezne – Lëndohen dy persona

Rrokulliset rimorkio në Brezne – Lëndohen dy persona

Dragash, 27 korrik 2020 – Dy meshkuj kanë marrë lëndime trupore, derisa ishin duke u kthyer nga pylli, ku iu rrokulliset rimorkio e traktorit. Lajmin e ka kumtuar sot policia, duke specifikuar se ngjarja ka ndodhur në fshatin Brezne të Dragashit, të dielën rreth orës 16:30. “Dy viktimat, meshkuj kosovarë, derisa ishin duke u kthyer nga pylli me traktor, goma e rimorkios kishte dal nga rruga dhe kishte krisur, ku rimorkio e traktorit ishte rrokullisur duke dal nga rruga. Ne rimorkio të traktorit të mbushur me dru ishin dy viktimat, ku gjatë rrokullisjes se rimorkios kishin pësuar lëndime trupore. Viktimat janë shpënë në spital për tretman mjekësor”, thuhet në raporti e sotëm të policisë.