Të shtunën, spektakël i madh tek Liqeni i Breznes!

Të shtunën, spektakël i madh tek Liqeni i Breznes!

Dragash, 01 shkurt 2019 – Klubi Zhytjes “Prishtina”, të shtunën, me fillim në orën 13:00, do të organizojë zhytje nën akullin e Liqenit të Breznës. Lajmin e ka bërë të ditur për redaksinë tonë vetë organizatori i këtij spektakli, Arbër Krasniqi. “Zhytja është paraparë të nisë rreth orës 13:00, ndërsa sot ekipi që tashmë ka ardhur këtu, është duke bërë hapjen e rrugës”, tha Krasniqi për redaksinë tonë, i cili edhe vet është zhytës profesionist. Ai e ka falënderuar firmën “Qendra – Petrol” nga Plava, e cila iu ka ofruar ndihmë në hapjen e rrugës që çon deri tek liqeni.