Haradinaj: BE-së i ka humbur rruga në oborr!

Haradinaj: BE-së i ka humbur rruga në oborr!

Prishtinë, 05 shkurt 2019 – Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër pas deklaratës së zëdhënëses së BE-së, Maja Kocijançiq, e cila ka deklaruar se “Trepça” duhet të jetë pjesë e dialogut me Serbinë. “Reagimi i BE-së kundër miratimit të Statutit të Trepçës nga Kuvendi i Republikës së Kosovës është dëshmi se BE-së i ka humbur rruga në oborr. Deklarata e zëdhënëses së Komisionit Evropian, Maja Kocijanciq, dhënë mediave serbe, se Trepça duhet të jetë pjesë e Dialogut, është qëndrim i papresedan, i papranueshëm dhe, si i tillë, cenon sovranitetin e shtetit të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në facebook.