Receta se si të përgatisni tullumba, shpejtë dhe lehtë!

tollumbat receta gatimi• Mjafton ta vloni ujin me qumësht dhe në të të shtoni miell, të përzier me sheqer pluhur për pjekurina. E përzieni pandërprerë, deri kur të ndahet masa nga tenxherja.
Kur të ftohet kjo masë, i hidhni 4 kokrra vezë, të cilat paraprakisht i keni rrahur në një enë tjetër.
Me këtë masë do ta mbushni shiringën për tullumba, përmes së cilit i nxirrni direkt e në vaj të nxehtë. Pasi ta keni mbaruar masën, tullumbat i rendisni në një enë dhe, kur të ftohen, ia hidhni sherbetin e nxehtë, të cilin paraprakisht e keni zier 10 minuta.
Përbërësit: Gjysmë litër qumësht, po aq ujë, 4 vezë, 6 lugë vaj, sheqer pluhur dhe gjysmë kilogram miell. Ndërkaq, për sherbetin nevojiten 700 gram sheqer, gjysmë litër ujë, si dhe lëngu i një limoni.

KËRKO FJALËT

Leave a Reply