Jashari: “Deklaratat e Selim Kryeziut, të pamatura”

ramadan jashari qkmfDragash, 15 mars 2016 – Disa ditë pas ngjarjes që ndodhi në shkollën e fshatit Bresanë të Dragashit, ku kishte reaguar kreu i opozitës – Selim Kryeziu (LDK), sot ka reaguar ndaj këtij të fundit drejtori i QKMF-së në Dragash, Ramadan Jashari, duke e vlerësuar akuzën e Kryeziut si të pamatur dhe të nxituar. “Kundërshtoj deklaratat e z. Selim Kryeziut, kryetarit të degës së LDK-së në Dragash, se janë helmuar një grup nxënësish të një klase të SHFMU-së ‘28 Nëntori’ në Bresanë. Për hir të realitetit dhe të së vërtetës karshi publikut, me plot përgjegjësi profesionale dhe institucionale, duke u bazuar edhe në raportin e mjekëve që i kontrolluan nxënësit, si dhe raportit të inspektorit, deklaroj se nuk ka pasur kurrfarë helmimi në këtë shkollë. E gjithë ngjarja ka qenë një inskenim me qëllime të ulëta, e që e kanë vënë në lajthitje z. Kryeziu, për të dalë me deklarata të ngutshme dhe të pamatura, duke e dezinformuar publikun”, thuhet në reagimin e drejtorit të QKMF-së në Dragash, Ramadan Jashari.

Leave a Reply